Arta Dade një nga figurat historike të PS-së, ish-deputete për disa vite dhe ish-ministre e Jashtme ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në AbcNews. Ajo tha se Partia Socialiste për shkak të Ramës është izoluar. Dade theksoi se “mbase ka ardhur koha që PS-ja të bëhet nga e para”. Ndërsa lidhur me krizën politike në vend, tha se “nëse Rama do kishte dëgjuar të vjetrit në PS, nuk do ishte kjo situate”.
Mirela Milori: Ju mungon Partia Socialiste?
Arta Dade: Të them që nuk më mungon ndoshta nuk do isha e sinqertë. Më mungon, por jam munduar t’i shoh gjërat më pak e distancuar. Me miq të mi në parti më ka befasuar një grua nga Krutja. I shoqi i saj ka qenë kryetar i komunës, aktivist i PS, dhe më ka befasuar dhe fliste me kaq nostalgji për vitet ‘96-‘97.
Të them të drejtën dhe jam prekur. Jam e lumtur, nuk më pengon asnjëri, iu kam lënë vend vetes për të vajtur dhe për të ndarë një gëzim, apo për të kaluar një drekë të këndshme, por në mënyrë të veçantë zonjat dhe do mbeten të pashlyeshme kujtimet e periudhave elektorale.
Partinë Socialiste dua ta shikoj realisht si një parti demokratike, por shpesh them mos ndoshta duhet nga e para; ndoshta duhet një alternativë tjetër sepse dikush ka drejtuar me dorë të fortë dhe që ndoshta nuk është më e njëjta parti. Do dëshiroja të evoluohej në krahun pozitiv.
Mirela Milori: A keni komunikim me Ramën?
Dade: Më puthi nga ekrani dhe më tha se më të ka xhan. Unë po i përgjigjem më dëgjo pak më shumë se po të na kishe dëgjuar nga pak të gjithëve, nuk do të ndodhnin këto që po ndodhin sot.