Një nga emrat më të njohur të PS, ish-deputetja Arta Dade, vazhdoi me kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.
E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Dade tha se ministrat e rinj nuk kanë lidhje me PS, por janë ftuar në qeveri si të afërm të kryeministrit.
Sipas saj, qeveria aktuale nuk është e PS-së, por e njerëzve pranë Ramës. Gjithashtu, ajo akuzon kryeministrin se ka thelluar kulturën e pandëshkueshmërisë njësoj si në qeverinë e Berishës, ndërsa shton se ekzekutivi aktual është përfshirë në disa skandale dhe askush sipas saj nuk ka mbajtur përgjegjësi.
Ajo i kërkon Ramës të largohet nga drejtimi i qeverisë. Dade sqaron ndërkohë se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shton se PS është në gjendje të formojë një tjetër qeveri pa Ramën kryeministër.
“Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”, tha Dade.
Ps nuk formon dot nje qeveri tjeter sepse nuk ka mbetur sot asnje socialist I ndershe d.m.th. I moralshem te gjithe Jane bere hajdute nga ky lloj moster qe u leshua per te vjedhur fare pa frike dhe po vazhdon ta beje ate zanat. Dade nuk e ka idene se c’behet sot ne ps,zgjidhja nje qeveri teknike dhe zgjedhje te reja
RRI TI MOJ BAXHELLE SE AI DO IKI VET KUR I DO BYTHA SESHTE NGA ATA QE RRI GJITHE JETEN POR PO FOLE KESHTU ATE ATY DO E KESH SE NUK E RRUAN FARE NGA TY DHE NGA ATA SPERMAT E TUA….!1