Aktualitet

Arta Marku kritika Prokurorisë së Tiranës: Keni zvarritur dosjet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 27/03/19 |
mapo.al

Kryeprokurorja Arta Marku ka kritikuar ashpër prokurorët e Tiranës në analizën vjetore të organit të akuzës së kryeqytetit. Jo vetëm lënia e dosjeve në sirtar, por shqetësim për Markun ka qenë edhe numri i pakët i regjistrimit të çështjeve hetimore, siç janë ato për pastrim parash.


“Ngarkesa duket se ka ulur cilësinë dhe efiktevitetin në punë. Nuk jeni përqendruar në çështjet sa duhet. Çështje mjaft të rëndësishme janë zvarritur pa justifikim, rrinë në sirtar prej vitesh me një mungesë të theksuar përgjegjësie. Për pastrim parash janë regjistruar shumë pak çështje. Kjo situatë nuk i përgjigjet realitetit dhe Shqipëria mund të penalizohet. Hetimet janë të pakta.



Përgjegjësia është e secilit prej jush dhe në një moment secili do të mbajë përgjegjësinë që i takon. Kërkoj që të vijoni që të punoni dhe kryerjen e veprimeve hetimore. Nëse veprohet shpejt nuk u lihet hapësirë spekulimeve. Bëni kujdes me deklaratat publike, pasi rrezikoni funksionin primar, atë të hetimeve. Prokuroria nuk mund t’u përgjigjet politikës çdo herë me deklarata”, tha ajo.



Etiketa: , , , , ,

Pas