Në Komisionin e Ligjeve ka nisur seanca në të cilën është thirrur kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku për të raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit në vend.
Seanca nisi me përplasje dhe debat mes mazhorancës dhe opozitës, e cila më herët ka kërkuar me anë të një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi anulimin e mbledhjes për shkak se thone që shkel rregulloren për nga menyra si është thirrur.
Pasi kreu u komisionit Ulsi Manja tha “kemi ftuar Prokuroren e Përgjithshme”, opozita reagoi menjëherë duke thënë: “është e përkohshme”.
Deputeti demokrat Edi Paloka tha “ajo nuk përfaqëson një institucion kushtetues se është zgjedhur me 69 vota. As gjithë votat e mazhorancës nuk ka marrë”, u shpreh ai teksa iu drejtua Markut “me çfarë tagri e keni thirrur Markun?”.