Në këtë sezon të parë të spektaklit të humorit “Duplex” në “Tv Klan”, përveç aktorëve që kemi parë edhe më parë, kemi edhe një aktore të re mjaftë seksi nga Kosova, e cila ka tërhequr mjaft vëmendjen e spektatorëve me paraqitjen e saj.
Bëhet fjalë për Arta Elezajn, modelen nga Kosova e cila me bukurinë dhe format e saj nuk i lë vend imagjinatës…
“Ka qenë producenti Turjan Hyska ai që më bëri ftesën për të qenë pjesë e ‘Duplex’ dhe ishte kënaqësi për mua. Është një eksperiencë e re dhe po ndihem shumë mirë. Aktorët më kanë bërë të ndihem shumë mirë dhe më duket sikur kam kohë këtu.
Ishte hera e parë që ngjitesha në skenë live me publikun, por aktorët më kanë bërë të ndihem mirë dhe t’i harroj emocionet. Në çdo puntatë unë vij me një personazh të ri, por roli im është joshja e djemve”,- ka deklaruar në një intervistë Arta Elezaj.
Por në profilet e saj në rrjetet sociale, fotot tregojë se Arta është jo vetëm një aktore e mirë, por edhe një superfemër e ndjekur nga mijëra fansa. Shikoni fotot…: