Kronika

‘Artan Cuku, do të vras’, çfarë shkruhej në muret e qelisë së Jambellit…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:43 - 01/01/19 |
mapo.al

Pas thuajse një viti në kërkim, këtë të hënë policia njoftoi se ka kapur më në fund personin që kishte porositur vrasjen e ish komisarit të policisë Artan Cuku.


Në pranga në Athinë të Greqisë ka rënë Bledar Jambelli, personi i cili kishte paguar Mikel Shallarin për të vrarë ish komisarin e policisë.



Por si nisi përplasja mes viktimës e personit që pagoi për vrasjen e tij… çfarë shkruhej në muret e qelisë së Bledar Jambellit


Një histori e cila merr spunto në dhjetor të vitit 2012 kur policia e vlorës në atë kohë që drejtohej nga Artan Cuku njoftoi me një konferëncë për media se kishte arrestuar Bledar Jambellin , i dyshuar për tre vrasje me pagesë të Amarildo Delaj, Shpëtim Muka dhe Ervis Shehut vrasje të kryera përgjatë viteve 2006 -2012.

Sipas të dhënave që vijnë nga punonjës të burgjeve të asaj kohe dhe prova të cilat i disponon dhe grupi hetimor aktual , Bledar Jambelli shkruan në murin e dhomës dhe të korridoreve Artan Cuku do të vras apo Artan Cuku ti do vdesësh.

Një kërcënim që nuk u mor kurrë në konsideratë seriosisht por i cili dëshmonte mllefin dhe urrejtjen e akumuluar nga Jambelli.

Bledar Jambelli e akuzonte Cukun se në bashkëpunim me ish shokë të tij nga Vlora i kishin sajuar vrasjen e Amarild Delajt dhe donin ta zhysnin edhe për vrasjet e tjera.

Në rrethana ende të paqarta për mungesë provash Bledar Jambellit arriti të dilte nga burgu pasi nuk iu arritën ti provoheshin vrasjet për të cilat akuzohej./syri.net/


Etiketa: , , , , ,

Pas