Aktualitet

Artan Fuga: Ne po shkatërrohemi!!!!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:18 - 08/01/22 |
mapo.al

Unë vazhdoj të mendoj si më parë, ose Shqipëria dhe partitë politike, i gjithë sistemi politik do të duhet demokratizohet sipas standardeve europiano-perëndimore, qytetërim që i përkasim, ose në vend të votave, debatit politik, do të kemi përleshje dhe ballafaqime si këto që pamë sot.






Hypje nga çatitë, varé, thyerje xhamash, gaz i hedhur nga nuk e di se kush, pastaj nga policia që ve “rregull” brenda partive, shkopa bejsbolli, goditje me sende të forta e të tjera forma që zëvendësojnë demokracinë e brendshme, të përdhosur brenda një partie politike!


Jo më kot prej muajsh kisha thënë se partia demokratike duhej të demokratizohej urgjentisht. Në vend të tyre nuk kam parë nëpër kongrese veçse “Parti – Enver jemi gatri kurdoherë!”







Kush dëgjon se!!!




Sado moskuptime të sjellë pozicionimi im, vazhdoj të theksoj si dje, si sot, si nesër, të njejtën gjë : Demokratizim, shtet ligjor, betejë kundër korrupsionit, respekt ndaj të drejtave qytetare, ose shkatërrim i kombit.



Ne po shkatërrohemi!

Ne kemi një sistem politik jodemokratik! Parti politike staliniste! Sistem zgjedhor monopolist pranuar si nga ana e forcës qeverisëse ashtu edhe nga opozita!

Sado moskuptime të ketë! Kjo është ajo që unë besoj dhe do të them!

Në këtë kuadër, pranoj edhe ndjesën publike të z.. Roland Bejko, një mik imi, për gjithçka të pavend që ai tha ndaj personit tim.

Të gjithëve në pasione e sipër na qëllon një fjalë më shumë një fjalë më pak!

Kalojmë tutje në këtë faqe ku e vërteta sipas meje do të thuhet pavarësisht nga çdo gjë dhe nga çdokush!

1



Pas