Aktualitet

Artan Hoxha publikon foton: Ky është vrasësi i Everest Çakës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:59 - 28/05/21 |
mapo.al

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar pak më parë foton e autorit të vrasjes së Everest Çakës në Elbasan, disa ditë më parë. Sipas Hoxhës, autori vepron si vrasës me pagesë dhe nuk është banor i qytetit.






Gazetari u shpreh se autori ka bërë një gabim që ka sjell më pas dhe identifikimin e tij (me foto) nga Policia. Teksa priste një taksi në një pikë karaburanti për t’u larguar pas vrasjes, ka dalë përballë një kamere sigurie.


“Vrasësi është me pagesë. Nuk është nga Elbasani. I kanë inskenuar një aksident. Sikur janë e kanë përplasur.







Everesti ka pasur armë me vete por e ka humbur vigjilencën sepse ka mednuar se ka qenë një aksident, si këto që ndodhin, një përplasje…




*Publikon foton e autorit



Se kush është ky person unë nuk e di emrin. Por publikimi i fotos së këtij bën që të mos jetë në qarkullim se mund të jetë i rrezikshëm.

Ka bërë një gabim, ka qenëduar përballë kamerave në një pikë karburanti duke pritur taksi. Policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion”, u shpreh gazetari dhe publikoi foton e mëposhtme.


Ngjarja e 11 Majit në Elbasan

Në vrasjen e Cakës, mbrëmjen e 11 Majit dyshohet se morën pjesë dy persona, ku njëri prej tyre është kapur nga një kamer pranë rrugës nacionale që lidh Durrësin me zonën e Kavajës (personi në foton e mësipërme), aty ku atë mbrëmje u gjet e djegur edhe një makinë. Nga pamjet në kamera, personi shihet se është duke pritur një taksi, pasi i ka vënë zjarri makinës së përdorur në atenat për të humbur gjurmët.

Shoferi i taksisë që mori personin e lartpërmendur, është marrë në pyetje nga policia e Elbasanit, dhe ka pohuar se ka marrë në autostradë personin e dyshuar nga policia për vrasjen e Everest Cakës.

41 vjeçari Everest Caka u ekzekutua në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e 11 Majit, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten, e cila u plagos në dorë. Viktima sapo ishte kthyer nga Spanja, ndërsa policia shoqëroi disa persona, si autorë të dyshuar të ngjarjes së rëndë.

Lexo edhe

Atentati në Elbasan – Everest Caka u qëllua me 12 plumba, shoqërohen 20 persona

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas