Urbanisti i njohur Artan Shkreli, dikur zë i fuqishëm i shoqërisë civile, sot zv/ministër i Infrastrukturës ka patur një reagim të ashpër për ndërtimet që do të bëhen tek Garda e Republikës, pranë parkut të liqenit artificial. Ai u bën thirrje njerëzve të zgjohen dhe të kundërshtojnë këtë projekt që zhduk një copë nga gjelbërimi i Tiranës.
Në një status në facebook pasditen e sotme, z. Shkreli shkruante:
“Maskarallëku i radhës… iku dhe një copë nga gjelbërimi i Tiranës, buzë liqenit artificial. Një rrugë e cila legjitimon ndërtimet në një nga zonat më sensistive të kryeqytetit.
Zgjohuni njerëz!
Skema është e njëjtë me atë që u ndoq për të bërë pallatin shumëkatësh te Zamir Manes përballë Fakultetit Filologjik, pra një rrugë në trajtë unaze dhe pastaj mbushja në mes me pallate shumëkatëshe”.
Por vetëm pas 10 minutash Shkreli detyrohet ta fshijë këtë status dhe madje të thotë se “më kanë hakeruar faqen në facebook”. Të shumtë janë komentuesit që e vënë në dyshimin “çështjen e hakerimit” dhe e shohin si një shpërthim ndaj Veliajt e Ramës që vjen vetëm pak ditë pasi Erion Veliaj u rikandidua për Tiranën.
Më poshtë statuset e Anna Shkrelit, vajzës së Artan Shkrelit që mendon po ashtu se Veliaj po shkatërron identitetin e qytetit të Tiranës.
paloka do te thoshte komunitht