Aktualitet

Arti në zi – Koronavirusi i merr jetën këngëtarit të serenatave, Naum Tërova














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:09 - 25/02/21 |
mapo.al

Shuhet këngëtari i serenatave korçare Naim Tërova. Burime bëjnë me dije për mediat se ai ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19 mbrëmjen e sotme.





Mësohet se Tërova ka qenë i shtruar në spitalin e Korçës prej 10 ditësh ndërsa gjendja e tij ka qenë mjaft e rënduar.


Tërova ka qenë i angazhuar prej vitesh në jetën artistike të qytetit me një sërë veprimtarish, duke spikatur në interpretimin e këngëve të serenatës apo organizime të aktivitetit tradicional të karnavaleve.




21 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojë betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërkohë që janë shënuar 986 raste të reja.


1



Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas