Me një banderolë “Shpërndaj Parlamentin”, artistët i kanë kërkuar presidentit Ilir Meta të shpërndajë parlamentin. Ata kanë bërë apel pë protesta të vazhdueshme dhe mosbindje civile.
“Teatri u rrëzua, por ne nuk kemi vdekur. Rrëzimi i teatrit filloi kur ne ishim brenda dhe ky është krim ndaj njerëzimit. Ne nuk do ta falim këtë. Ata bënë një veprim kriminal.
Do bëjmë mosbindje civile, të bashkohemi në protesta të vazhdueshme. I kërkojmë presidentit të shpërndajë parlamentin ilegjitim.
Të gjithë së bashku të vazhdojmë protestat deri në rrëzimin e qeverisë dhe në mosbindje civile. Thyeni karantinën. Partitë politike në daç t’i bashkohen, në daç nëse nuk duan në djall të shkojnë.”, – tha regjisori Edmond Budina.
Neritan Liçaj pasi u lirua nga qelia shkon te teatri. Ai nuk mundi të flasë. Në lot dhe me një cigare në dorë Liçaj ishte i pafuqishëm për të dhënë një deklaratë, por mbështeti thirrjen e artistëve për protesta dhe mosbindje civile.