Aktualitet

Artistët dhe aktivistët rikthehen tek Teatri Kombëtar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:40 - 02/07/20 |
mapo.al

Teksa kanë kaluar rreth 45 ditë që nga shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, artistë dhe aktivistë që kanë qenë kundër këtij akti, kanë bërë pak minuta më parë një veprim simbolik pranë rrënojave të godinës.






Ata kanë hyrë brenda perimetrit të zonës së parashikuar të ndërtohet godina e re dhe kanë vendosur një flamur kombëtar si dhe momentalisht po mbjellin tre pemë.








Simbolika e pemëve është e veçantë pasi njëra prej tyre përfaqëson Teatrin Kombëtar, tjetra për Bashkimin Europian dhe tjetra për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 Majit. Prane aktivistëve u afruan disa policë bashkiakë, por nuk pati incidente.





 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas