Aktualitet

Artistët në fushatë – Alfred Trebicka: S’më pëlqen keqpërdorimi politik!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 18/04/21 |
mapo.al

Aktori dhe regjisori i njohur, Alfred Trebicka ka folur së fundmi për përfshirjen e artistëve në fushatë elektorale, si Robert Ndrenika apo Tinka Kurtit në radhët e PS-së, apo Nerital Liçaj në PD.





I ftuar në programin “Fitstation” në News24, Trebicka e konsideroi diçka të natyrshme dhe organike, ndonëse theksoi se nuk i pëlqen keqpërdorimi i figurave të tilla nga politika.


“Angazhimi i figurave të tilla në fushata elektorale nga aspekti politik është strategjik, në aspektin individual është shumë i natyrshëm dhe organik. Ajo që mua nuk do të më pëlqente në këtë rast është keqpërdorimi i figurave të tilla nga politika. Artisti është qenie sociale, ka ndikim në një aspekt të gjerë politik.





Ka disa teori që artisti duhet të jetë asnjanës, nuk duhet të përfshihet në politikë, nuk e di nga e kanë gjetur këtë teori pasi artisti nuk është ufo që ka ardhur këtu dhe është i distancuar me të gjithë dhe bën vetëm art. Për mua është shumë e natyrshme, shumë organike përfshirja e artistëve në politikë. Pastaj që ky apo kjo artiste është pozicionuar me këtë krah apo atë krah, ky pastaj është problemi jonë që do i gjejmë diçka çdo gjëje”- tha Trebicka.

Lexo edhe :  "Parregullsi të rënda" - PD i kërkon KQZ-së pamjet filmike gjatë numërimit


Artisti gjithashtu u ndal tek prishja e Teatrit Kombëtar dhe tek përdorimi i kauzës për fushatë, duke folur si një artist me qëndrime të ndryshme nga koha në kohë.


“Unë jam pozicionuar fillimisht te ata që ishin për ta mbrojtur teatrin, historinë e tij, etj. Por erdhi një moment realisht duke menduar për fenomenin, për kushtet që kishte ai teatër dhe çfarë ofronte. Jam me idenë për të ndërtuar teatrin e ri. Dua ta qartësoj këtë moment pasi janë krijuar alibi të ndryshme, polarizimi i fenomeneve këtu te ne është si ushqim pa të cilin nuk jetojmë dot. Kauza e teatrit përdoret edhe sot në fushatë dhe kjo mua nuk më pëlqen”- u shpreh Trebicka.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas