Kryesore

Artistët protestë te SPAK: Shembja e Teatrit ishte tentativë për vrasje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 21/05/20 |
mapo.al

Artistët kanë protestuar ditën e sotme pranë SPAK, ku kërkojnë që ky institucion të zbardhë të vërtetën për prishjen e Teatrit Kombëtar.


Regjisori Robert Budina u shpreh se SPAK duhet të hetojë për tentative vrasje ndaj qytetarëve, pasi në momentin kur u shemb godina, brenda kishte ende njerëz.


“Ishte kriminale ajo që ndodhi mëngjesin e 17 Majit. Ne ishim brenda godinës. Ka qytetarë që ende nuk kishin dalë dhe shteti filloi rrëzimin e godinës. SPAK të hetoj dhunën ndaj qytetarëve dhe shembjen e paligjshme të teatrit”, – u shpreh Robert Budina.


Alenca për Teatrit ka konfirmuar ngritjen e padisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe zv-kryetarit Arbjan Mazniku. Po Kështu padi do ngrihet edhe ndaj drejtorit të policisë Ardi Veliu dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas