Artistët dhe shoqëria civile po zhvillojnë një marshim kundër shembjes se teatrit. Në protestë marrin pjesë edhe përfaqësues të PD-së.
Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Ramës të tërhiqet nga projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa me vargjet e këngës “Eja mblidhuni këtu” iu kanë bërë apel qytetarëve të bashkohen para kryeministrisë. Ata mbanin pankarta në duar, ndërsa lëviznin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Prej ditësh artistët dhe shoqëria civile kanë protestuar kundër shembës së teatrit. Por pavarësisht kësaj, të enjten maxhoranca parlamentare votoi projektligjin që i hap rrugë shembjes së tij, mes protestave të tyre dhe opozitës.