Aktualitet

Artistët reagojnë ashpër për prishjen e teatrit: Turp





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:01 - 17/05/20 |
mapo.al

Orët e para të mëngjesit, godina e Teatrit Kombëtar është shembur. Pavarësisht protestave dhe qendrimeve kundër të një pjese të artistëve dhe qytetarëve, Bashkia ka vendosur për shembjen natën të kësaj godine.


Kanë qënë të shumta reagimet nga artistët e njohur në rrjete sociale.


Rozana Radi:


‘E pabesueshme! Lamtumirë historisë së Piro Manit, Kujtim Spahivoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshit, Roland Trebickës, Agim Qirjaqit dhe shumë artistëve, që dhanë shpirtin këtu brenda. Do kalojnë vitet e nuk do ta njohim më qytetin tonë.


U dogj një Katedrale dhe e restauroi gjithë bota, ndërsa ju çfarë bëtë? I varrosët për herë të dytë ata që nuk janë më e që ngritën me shumë mund e dashuri këtë tempull. Nuk e di si ndihen sot ata/ato që firmosën për të parë me sytë e tyre këtë që po shikon gjithë Shqipëria sot.

Unë ju kisha dënuar me asnjë duartorkitje kur të tentoni të ngjiteni në skenë. Ju kisha dënuar duke mos u futur në asnjë sallë ku do interpretoni. Ju nuk e meritoni dashurinë e spektatorit!”

Image

Florian Binaj

Sot, 17 Maj 2020 është një nga ditët më të trishtuara të jetës time… Sot, si hajdutët natën, shkuan dhe shëmbën fasadën e teatrit…tashmë çdo vendimarrje e qeverisë merr kuptim…zgjatja e gjendjes se fatkeqsisë natyrore me muaj më shumë, mungesa e gjykatave, nuk lejohet të dalësh pas orës 17:30, nuk lejohen grumbullimet mbi 3 veta, qytetar?t mund të lëvizin nga ora 05:30 e mëngjesit ndërkohë që teatrin e shëmbën në orën 4 dhe shumë e shumë gjëra të tjera…

Sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit sepse ata që janë për të na shërbyer neve, po fshijnë kujtesën historike që të mbahet mënd vetëm historia e tyre!E turpshme se si një grusht njerëzish, janë të gatshëm të hedhin në tokë gjithçka që u përket të gjithëve, vetëm për t’u bërë servilë të shijes së 1 njeriu.Keqardhje për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për artin…

Image

Renis Gjoka

Si shumë ditë të tjera, edhe një ditë para se të prishej isha aty. Mora edhe Aurën me vete. E kisha parandjenjën se do të ndodhte, prandaj vendosa t’i bëja një foto bashkë me Teatrin. Ajo është foshnje dhe nuk kupton gjë. Por jam i bindur që kur të rritet, do të më falenderojë për këtë foto. Nuk dua të zgjatem fare për atë çfarë i ndodhi, sepse tashmë nuk lia vlen. Por po them vetëm TURP!”, ka shkruar Renisi.

Image


Etiketa: , , , ,

Pas