Aktualitet

Artistët vijojnë protestën, Derhemi i bën thirrje Veliajt dhe Kumbaros: Ejani këtu të dialogojmë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:44 - 24/06/18 |
mapo.al

Artistët edhe sot janë mbledhur në sheshin e Teatrit Kombëtar, ku kanë bërë edhe një herë të ditur qëndrimin e tyre.


Aktori Arben Derhemi, në emër të artistëve tha se  ata nuk kanë asnjë kompromis me kreun e bashkisë, Erion Veliaj.


Derhemi bëri dhe një ftesë për Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kreun e Bashkisë Erion Veliaj në një dëgjesë në sallën e Teatrit Kombëtar.


Pjesë nga fjala e Arben Derhemit


Së pari nuk ka asnjë kompromis, dhe asnjë ndryshim të pozicioneve të palëve, SASE dhe SPAK  bëjnë me dije se  në jemi për ti bërë këto ndërsa monumente historike.  Me deklaratat e sotme Veliaj, ka dekonspiruar takimin me ne.

Do ta bojkotojmë këtë farsë, ne mbetemi të vendosur për dialogë. E ftojmë zotin Veliaj në një dëgjesë në sallën e teatrit kombëtar. Le ta vendosin ata orën dhe datën, ne jemi këtu në sheshin e Teatrit Kombëtar.


Etiketa: , , , ,

Pas