fbpx

ShowBizz

Artisti britanik rrëfen për të parën herë betejën me kancerin






               Publikuar në : 14:20 - 16/09/19 |
mapo.al

Legjenda e rokut, Rod Stewart ka rrëfyer për të parën herë se ka luftuar përgjatë dy viteve të fundit me sëmundjen e kancerit në prostatë dhe se fatmirësisht ka arritur të dalë fitimtar. “Askush nuk e dinte, por tani është koha që t’ua tregoj të gjithëve. Arrita ta mund sëmundjen për shkak se u kap në fazë të hershme; kam bërë analiza pafund”-u shpreh Stewart për “The Mirror”.


74-vjeçari bëri dhe një shaka me të shoqen, Penny Lancaster, duke thënë se do ta shfrytëzonte mbrëmjen për një takim. Por, brenda pak çastesh u kthye sërish në seriozitetin e mëparshëm. Ai u shpreh se është e vështirë të ruash buzëqeshjen në fytyrë, kur ke rezultuar pozitiv ndaj një sëmundjeje të rëndë sikundër është ajo e kancerit në prostatë.



Stewart i nxiti meshkujt që të mos i anashkalojnë kontrollet te mjeku. Duke marrë shtysë nga numri i lartë i meshkujve që vdesin çdo vit nga kanceri i prostatës, fushatat sensibilizuese në Mbretërinë e Bashkuar theksojnë se çdo mashkull 50-70 vjeç duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të rregullta.


Etiketa:

Pas