ShowBizz

Artistja shqiptare, e frymëzuar nga lidhja e saj abuzive







               Publikuar në : 15:44 - 13/08/19 |
mapo.al

Ilira është një këngëtare e re nga Kosova, e cila dëshiron të jetë pjesë e skenave botërore. Së fundmi, ajo ka nxjerrë këngën e titulluar “Diablo”, në bashkëpunim me këngëtarin spanjoll Juan Magan, që duket se është frymëzuar nga jeta e saj private.


E intervistuar nga “Klan Kosova” pasi performoi në skenën e festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, Ilira u shpreh: “Kam kaluar edhe vet një lidhje abuzive dhe dua t’ju tregoj të gjithëve se ajo gjë nuk është në rregull”

.Ndërsa në hapësirën që platforma “You Tube” i ka kushtuar këngëve për përshkrim, lexohet: “Dueti është një dialog melankolik që detyron dëgjuesin të kërcejë mes lotëve. Duke thyer heshtjen me muzik pop për dhunën fizike, Diablo do të bëjë historinë”

 

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas