Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Arvizu mbjell një pemë me Veliajn: Ndryshimi i Tiranës, i jashtëzakonshëm

by mapo.al
01/12/2018
in Kryesore, Politika
0

Katër vite pas largimit nga Shqipëria, ish-Ambasadori i SHBA, Alexander A. Arvizu deklaroi është surprizuar nga ndryshimi i shpejtë i Tiranës. Ai u prit në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e nderoi atë me “Kullën e Sahatit”, si një figurë që ka dhënë kontribut të madh në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më pas, Veliaj dhe Arvizu mbollën edhe një pemë në shenjë të miqësisë mes dy vendeve në lulishten pranë Bibliotekës Kombëtare.

Ish-ambasadori Arvizu e cilësoi të jashtëzakonshëm transformimin që ka pësuar Tirana vitet e fundit, ndërsa theksoi se është bukur që njerëzit ndiejnë krenari për qytetin e tyre. “Është shumë e jashtëzakonshme. Është bukur që njerëzit ndiejnë krenari për qytetin e tyre dhe kjo mund të inspirojë për të tjera gjëra. Unë e njoh Kryebashkiakun, por më e rëndësishmja, e di që Kryebashkiaku po punon edhe në gjëra të tjera, ndoshta jo kaq të dukshme, por që gjithashtu do të përmirësojnë jetën e njerëzve. Ndaj është e rëndësishme të bëhen të dyja, nuk mund të kesh njërën, pa pasur tjetrën”, tha Arvizu.

Duke u shprehur i kënaqur që rikthehet sërish në Shqipëri, ish-ambasadori vlerësoi edhe rolin e kryebashkiakut Veliaj dhe lidhjet e tij të forta me SHBA. “Jam i lumtur të jem sërish këtu në Shqipëri. Kjo është hera ime e parë që nuk jam në një pozitë zyrtare, ndaj është një ndjesi disi e çuditshme, por jam shumë i lumtur të jem sërish këtu.  Kryebashkiaku ka lidhje shumë të forta me Amerikën prej kohës së tij si student dhe unë e falenderoj që ka qenë pjesë e asaj eksperience profesionale dhe që po më lejoni mua të bëhem pjesë e përvojës suaj. Ju falenderoj për vizitën e mrekullueshme sot, e çmoj shumë këtë”, tha Arvizu.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi ish-ambasadorin amerikan Arvizu një mik shumë të çmuar të vendit tonë. Ai theksoi se edhe nisma e tij për  të dhënë një kontribut konkret duke mbjellë një pemë në Tiranë në fushatën për “Pyllin Orbital”, është një provë se Shqipëria ka zënë vend në zemrën e tij.

Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander A. Arvizu shërbeu në Shqipëri nga dhjetori i 2010-s deri në janar të 2015-s.

Tags: Aleksandër ArvizuErion VeliajpemaTiranavlerësimi

JU SUGJEROJME

Rama ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe
Aktualitet

Rama ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe

17/05/2022
Konferenca me Mike Pompeo-n, analiza satirike e Gjekmarkaj
Aktualitet

Konferenca me Mike Pompeo-n, analiza satirike e Gjekmarkaj

17/05/2022
Presidenti i ri, Alibeaj pas takimit me Ballën: Vendosim rregullat, pastaj emrin
Aktualitet

Presidenti i ri, Alibeaj pas takimit me Ballën: Vendosim rregullat, pastaj emrin

17/05/2022
Aktualitet

PD-ja në gjyq, Bardhi reagon ndaj Berishës: T’i japë fund hipokrizisë dhe përçarjes

17/05/2022
Next Post
Rikthehen protestat anti Macron në Paris. Ministri i Brendshëm: Agjitatorë mes protestuesve

Rikthehen protestat anti Macron në Paris. Ministri i Brendshëm: Agjitatorë mes protestuesve

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Tatimet: 100 më të pasurit e Shqipërisë, të parët që do të hetohen
  • Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse
  • Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
  • Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
  • SHIFRA E DITËS: Çmimet u rritën, qeveria tejkalon planin, i shtohen 96 mln euro arkës për 4 muaj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In