Aktualitet

“As qesh, as qan”, përshkrimi i policëve për monstrën e Selenicës






               Publikuar në : 19:27 - 15/04/19 |
mapo.al

Askush nuk shkon ta takojë në qeli Ritvan Zykajn, autorin e frikshëm të vrasjes së 8 kushërinjve të tij në Selenicë të Vlorës. Ngjarja e kobshme ndodhi në 10 Gusht 2018, ndërsa në Gjykatën e Vlorës zhvillohen seancat ndaj tij. Shumë pak dëshmitarë ka në këtë çështje, pasi ata që mbijetuan nga plumbat e autorit kanë arritur të largohen nga Selenica. Madje ka zëra se djemte e rinj të familjes Zyka kanë ikur jashtë shtetit.


Por sipas prokurorit Saimir Smaka, mungesa e tyre nuk do të pengojë zhvillimin e gjyqit, pasi do të merren për bazë deklaratat e bëra më heret, përpara grupit hetimor.

Të mërkurën e kësaj jave, gjyqtari Ervin Trashi do të dëgjojë ata dëshmitarë që kanë mbetur në Resulaj të Selenicës ose deklaratat që ata kanë dhënë në polici.

Ndërkohë Ritvan Zyka vazhdon të qëndrojë në dhomat e izolimit në Policinë e Vlorës. Ai nuk flet me askënd dhe askush nuk ka shkuar ta takojë. Policët që kanë mundur ta shikojnë nga afër, tregojnë se Zykaj shfaqet si një qenie jo e zakonshme.

“As qesh e as qan, por ka një pamje psikopatie të frikshme”, kanë thënë policët.

Ai është vrasësi i tetë kushërinjve të tij në Gusht të vitit të kaluar, midis tyre një fëmijë tetë vjeç dhe një adoleshente.

Viktima: Demir Zykaj, 75 vjec dhe gruaja e tij, Ferie Zykaj, 72 vjeçe; Besim Zykaj, 42 vjeç, gruaja Vasilika dhe dy fëmijët Sara 15 vjec dhe Ledion 8 vjec. Azem Zykaj dhe gruaja e tij Afërdita Zykaj.

Nga kjo tragjedi shpëtuan 3 djem të rinj që fatmirësisht nuk ndodheshin në banesë kur ndodhen vrasjet, dy djemte e Azemit, dhe djali i Besimit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas