Aktualitet

As “Sirena e vogël” nuk i shpëton sulmeve ndaj statujave





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:07 - 03/07/20 |
mapo.al

Opinioni publik danez u shokua ditën e sotme përballë një sulmi ndaj një prej simboleve më të njohur të Danimarkës, veçanërisht të kryeqytetit Kopenhagën.


Statuja e “Sirenës së vogël”, me protagonisten e përrallës së Andersenit, është sulmuar nga të panjohur që kanë ngjitur parulla dhe shkruar të piedistali fjalinë ”Peshk Racist”.


Nuk dihen ende autorët, por ngjarja ka ndodhur në mëngjes, kur në atë vend gjenden zakonisht shumë persona, edhe pse të rralluar nga masat kundër pandemisë.


Statuja ka qenë e vandalizuar disa herë në historinë e saj, koka e saj për shembull është vjedhur dy herë në 1964 dhe 1998.


Por arsyet e shkruara të sulmit lejnë të gjithë me gojë të hapur.

“Më vjen shumë vështirë të kuptoj çfarë racizmi mund të ketë në një përrallë si ajo e Sirenës së Vogël”, thotë Ane Grum- Schwensen i qendrës Andersen.

Statuja të shumta janë tashmë objektiv i protestave antiraciste që shpërthyen pas episodit të vrasjes së afro-amerikanit George Floys në Mineapolis.

<
>
5ba8e1c79c888d842f8b4568 5efefb43a9f5e.image_ 6000 30355598-8487539-image-a-39_1593786133422 mermaid-4


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas