Aktualitet

Asadistët shqiptarë duhen denoncuar për gjenocid









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:01 - 22/02/21 |
Zef Zefi

“…kanë ikur për të marrë eksperiencë…” thotë Kryeministri për 430 mijë shqiptarët e deportuar nga Shqipëria vetëm gjatë mandatit tetë vjeçar të rilindjes. Janë po aq që i kanë gati aplikimet dhe valixhet, sapo ta shohin mundësinë e parë që duan të ikin për “eksperiencë”. Të largosh nga një popullsi dy milionëshe 1/4 e nështetasve, me tendencë gjysmën e saj, brenda tetë vitesh, nuk është asgjë më pak se genocid. Nëse nga Siria ikin prej Luftes Civile, sepse Asadi popullit që nuk do ta votonte kurrë, i ka drejtuar bateritë e armatimeve ruse dhe turke, Kryeministri shqiptar ka lëshuar në kurriz të shqiptarëve që nuk e votojnë, batërdinë gjobëvënësve-kriminelë gjithëfarësh jo më pak rus, turq e mafiozë sesa armatimi asadist.



Shqiptarëve, rilindja u ka grabitur jo vetëm votën, pronën, dinjitetin, po dhe atdheun ku kanë të drejtën e tyre natyrore dhe kushtetuese të jetojnë. E drejta e lëvizjes nuk e kamuflon dot genocidin e mirëmenduar dhe planizuar në hartat demografike antishqiptare. Taktika e Ramiz Alisë dhe e Nanos, për t’u dhënë të perndjekurve politikë dhe të pakënaqurve me sistemin “nga një pasaportë” largimi, me qëllim që të mos votojnë, pak me thënë, mund të konsiderohet megalomani politike, po sigurisht dhe më shumë se kaq. Po të kishte struktura civile, akademike, intelektuale apo institucionale, për ta vertetuar se ka qënë e qëllimshme, diku do të ishte ndalur ose ngadalësuar kjo hemoragji. Ndersa pohimi me gojën dhe sidomos veprën e kryeministrit aktual, rikonfirmohet se nuk paskësh qënë taktikë por një strategji antishqiptare e menduar. Nëse gjatë izolimit të diktaturës “socialiste” 20% e popullit nuk kishte asnjë të drejtë civile përveç prangave, nga ana tjetër 75% e 3.5 milionëve ishin të dënuar me bujkrobëri feudesh në vijat e verdha kooperativistike dhe bukës me racion.


Nëse 99.99% e shqiptarve nuk e kishte të drejtën e shprehjes as me votë as me gojë, sepse këtë të drejtë ashtu si dhe pronën ua kishte marrë partia e tyre, për të votuar në rresht hapur në tytën e socializmit, në 30 vjet tranzicion “demokratik” çfarë ka ndodhur? 20 vjet prej 30 vjetëve, Shqipëria është qeverisur po nga diktatorialët socialistë, ndërkohë që ka humbur mbi 50% të popullsisë më dinamike, aktive gjithashtu intelektuale të vendit. Shqiptarët e nështruar për një vend pune në administratën e shtetit, pensionistët me pensione poshtëruese, të asistuarit me ndihma ekonomike diskriminuese, dhe militantët ish-komunistë që i kanë mbetur Shqipërisë, bashkë me bodigardet kriminelë që do të jenë njëkohësisht shpërndarësit e kartmonedhave të drogës nga në emër të rilindjes, (padyshim dhe ndonjë mendje e lirë) do të votojnë më 25 Prill. “Specialistët” sipas leksikut të P. Arbnorit, i kanë llogaritë në xhep, në celular dhe në bazë. Veteranë plus pensionistët e poshtëruar i çojnë rilindjes rreth 400 mijë vota. Partiakë, militantë e burokratë të seleksionuar me tytën e partisë, të paktën më shumë se gjysma e të poshtëruarve. Çfarë mbetet? A do të shkojë prap krimi partiak antishqiptar e mafioz, përsëri në zyrat tona kushtetuese? Ndoshta ka mbërritur koha që ndonjë institucion kushtetues ti thirrë “specialistët” në rastin tonë Asadin shqiptar të “eksperiencës…” të paktën ti shpjegojë se për këtë gjëmë kombtare ekziston një fjalë tjetër, dëbim dhe gjenocid.




8






Pas