Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Asambleja e PS, Balla: Nisim përgatitjet për zgjedhjet lokale

by mapo.al
02/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Numri dy i PS Taulant Balla do të drejtojë sot punimet e Asamblesë së PS në mungesë të kryeministrit Edi Rama. Në një prononcim për mediat, Balla tha se Asambleja e PS që mblidhet sot pasdite, do të bëjë një analizë performance për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se duke filluar që nga java e ardhshme do të nisë një analizë në të gjitha nivelet e partisë.



Balla tha se Asambleja Kombëtare është fillimi i një procesi të domosdoshëm përgatitor, për PS dhe sfidat e reja elektorale. PS, tha ai, do të nisë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“PS jo vetëm që është forca me e madhe në vend por duhet që në mënyrë të vazhdueshme të ripërtërijë burimet e saj njerëzore dhe ne fund të këtij procesi do kemi dhe zgjedhje të bashkë drejtuesve të rinj të organizatave të PS, do të kemi zgjedhje të drejtuesve të PS në nivel të këshillit, apo në nivel bashkie sepse duhet të bëhemi gati për përballjen tonë të radhës që janë zgjedhjet vendore 2023, por natyrshëm puna për zgjedhjet e 2025 fillon sot“, u shpreh ai për Top Channel.

Intervista e plotë

Çfarë synoni të arrini përmes kësaj mbledhjeje të Asamblesë Kombëtare?
Balla: Mbledhja e Asamblesë Kombëtare është një moment i parë i takimit të forumit më të lartë drejtues përpara takimit të Kongresit, ku natyrshëm do të miratohen një sërë vendimesh që lidhen me një proces të gjerë analize që PS do të ndërmarrë duke filluar që nga java e ardhshme dhe do të propozohen vendimet që do të ratifikohen nga ana e Kongresit për të filluar një analizë në të gjitha nivelet, nga niveli i qendrës së votimit që mbulohet nga organizata socialiste në këshillat socialist të njësive administrative në nivel bashkie dhe ne nivel qarku.

Ky proces ne e kemi planifikuar që të marrë të paktën 6 muaj kohë , me qëllim që të bëjmë një analizë shumë cilësore sa i përket performancës së strukturave të PS në marrëdhënie me rezultatin historik në marrëdhënie me targetin që kemi pas apo objektivin qe kemi pas për çdo qendër votimi, çdo njësi administrative, çdo qark, dhe natyrshëm ta bashkë shoqërojmë këtë me një proces hapje dhe pranime te reja në PS, se PS jo vetëm që është forca me e madhe në vend por duhet që në mënyrë të vazhdueshme të ripërtërijë burimet e saj njerëzore dhe ne fund të këtij procesi do kemi dhe zgjedhje të bashkë drejtuesve të rinj të organizatave të PS, do të kemi zgjedhje të drejtuesve të PS në nivel të këshillit, apo në nivel bashkie sepse duhet të bëhemi gati për përballjen tonë të radhës që janë zgjedhjet vendore 2023, por natyrshëm puna për zgjedhjet e 2025 fillon sot.

Asambleja kombëtare është fillimi i një procesi sa normal aq edhe i domosdoshëm përgatitor, për forcën më të madhe politike në vend për sfidat e reja elektorale që na presin.

Përsa i përket Kongresit të 12 qershorit a priten të jepen sinjalet e para se si do formohet kabineti i ri qeverisës Rama 3?
Balla:
Kongresi është në një moment historik për PS, është 30 vjetori i kësaj partie dhe kongresi do të çelet me një përmbledhje të rrugëtimit tonë. Pjesa tjetër lidhet me prezantimin e vizionit tonë për Shqipërinë 2030 dhe sigurisht dhe pjesa që lidhet me mandatin e ri qeverisës.

Ne kemi një program ambicioz në këtë mandat të ri dhe gjatë kongresit Kryeministri Rama dhe përfaqësues të tjerë do të bëjnë një prezantim të objektivave tonë kryesorë.

Pjesa e tretë lidhet me punën voluminoze që do të bëjë vetë partia në kuadër të hapjes, të kësaj analize.

Do ngremë një komision të posaçëm të analizës së strukturave të PS, të sistemit të patronazhimit përgjatë zgjedhjeve dhe fushatës së 25 prillit për të parë ku gabuam dhe ku i përdorëm mirë burimet tona njerëzore në kuptimin e anëtarësisë së PS. Sukseset elektorale të PS lidhen me një punë kolosale të çdo anëtari të saj.

Tags: asambleja e psTaulant BallaZgjedhjet e 25 prillitzgjedhjet lokale

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Next Post
Si “rrodhi” Covid-19 dhe çfarë fsheh ekspertja kineze e lakuriqëve të natës?

Si “rrodhi” Covid-19 dhe çfarë fsheh ekspertja kineze e lakuriqëve të natës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In