(Foto ilustruese)
Një ashensor në një pallati në lagjen “1Maji” të Vlorës është përfshirë nga zjarri.
Sipas policisë, nuk ka pasur rrezik për banorët.
“Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati, në lagjen “ 1Maji”, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët”, njofton policia.
Sipas saj, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.