Aktualitet

Ashtu si në “Fadil Vokrri”, Suedia shumë e fortë për Kosovën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:50 - 09/10/21 |
mapo.al

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0.






Ndeshja nisi me vendasit që kontrollonin e lojën, e Kosovën që priste për kundërsulm. Në minutën e 29, VAR akordon një penallti për suedezët pasi Hadërgjonaj preku me dorë një top në zonë. Forsberg u tregua i saktë përballë Muric duke zhbllokuar rezultatin.


Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të Suedisë, ndërsa e dyta do të niste më mirë për Kosovën e cila rrezikon disa herë portën kundërshtare, por nuk ia del të shënojë.







Në minutën e 62, Aleksandër Isak do të dyfishonte shifrat me një gol fantastik nga jashtë zone, duke i dhënë qetësi dhe siguri skuadrës.




Goli i tretë për vendasit do të vinte në minutën e 79 me Quaison i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 75 duke zëvendësuar autorin e golit të dytë.



3-0 do ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje me Kosovën që pozicionohet e parafundit në grupin B, ndërsa Suedia renditet e dyta pas Spanjës.

1



CLOSE
CLOSE
Pas