Aktualitet

Asistentja personale e Ivanka Trump, pozitive me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:09 - 09/05/20 |
mapo.al

Një burim ka bërë të ditur për CNN se asistentja personale e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me koronavirus.


Megjithatë, mendohet se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh. Asistentja ishte asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte.


Ndërkohë, në Shtëpinë e Bardhë situata nuk është aspak e qetë, pasi ditët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus maxhordomi dhe një nga asistentët e zëvendëspresidentit Mike Pence, duke rritur kështu frikën e infektimit të zyrtarëve të lartë amerikanë.




Etiketa: , ,

Pas