Flet për Mapo, Alfred Lela, Drejtor i Politiko.al
A ka një strategji kreu i PD-së Lulzim Basha për ta sjellë opozitën në pushtet me transformimin e forcës që drejton, si po e menaxhon deri më tani dhe me çfarë agjende mund të realizojë qëllimin e marrjes së pushtetit?
Nuk e di a ka z. Basha një strategji, duke qenë se unë jam gazetar dhe jo strateg apo këshilltar i opozitës dhe Bashës, por teorikisht ai duhet ta ketë. Megjithatë, unë mendoj se pyetja që vlen është, a ka një strategji mazhoranca për ta qeverisur Shqipërinë? Më duket se ka një yshtje të tepërt drejt pyetjeve, hamendjeve, kritikave, llogarive që i kërkohen opozitës, a thua se është ajo që na qeveris. Është kthyer në thuajse modë kjo, sa duket sikur nën të fle fshikullima e fletërrufesë me titull: Sa keq po na qeveris Opozita! Megjithatë, nuk ka pyetje të këqija, apo jo? Basha ka nisur atë që ai quan ristrukturim të Opozitës dhe ne duhet ta besojmë në shpalljen e qëllimin e tij. Ta pranojmë se, askush më fort se ai nuk është i interesuar në atë Ristrukturim apo Transformim të Opozitës. Askush më shumë se ai nuk e don suksesin e forcës që drejton. Agjenda e të ardhurit në pushtet përcaktohet sa nga aksioni opozitar, sa nga fryma që krijohet në publik. I dëgjon të gjithë tek flasin për ‘opozitën që nuk krijon frymë’, por pa shtuar se ‘fryma’ e opozitës krijohet në ndërveprim me popullin shqiptar. Ajo nuk është ‘frymë e shenjtë’. Frymën pra e krijojnë qytetarët dhe opozita e shpreh, e kap, e interpreton, e përkthen atë në trupë elektorale mazhoritare.
Çfarë mendoni për procesin e hapur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në lidhje me statutin e PD-së, ndërkohë duket se Basha ka kundërshti nga të disa figura brenda partisë?
Kemi dëgjuar prej muajsh artikulimin e kërkesës ‘hapje, hapje, hapje’ dhe, me sa duket, ajo erdhi. Z. Basha i thirri strukturat, përcaktoi një proces, ngriti një grup pune dhe, ç’është më e befasishmja dhe më e rëndësishmja, futi në këtë grup pune një dyshe që përfaqëson korrentet e ‘të larguarve’ apo të kritikëve të lidershipit të tij. Në një grup pune të përbërë nga 7 vetë 2 ishin “disidentë”. Ky është një hap për t’u vlerësuar në pikëpamje të profilit demokratik të z. Basha, por edhe të raporteve të brendshme në PD. Për vete jam paksa skeptik, sepse z. Basha ka pësuar një fiasko me ‘overreaching of democracy’. E kam fjalën te fryrja e strukturave drejtuese të PD me një zhgan të paaftësh të cilët, të kurorëzuar me poste partiake, nxorën dhëmbët e prishur të lakmisë së madhe kur nuk e panë veten edhe në ‘kryesi’ të tjera, si për shembull lista e deputetëve. Kundërshtia nga të larguarit, siç i quani ju, nuk është gjë e re për PD, apo për asnjë parti në botë. Ka kundërshtarë, kundërshti, inatçorë dhe mërzi. Sfida e të gjithëve është të formulojnë qëndrime politike dhe jo sentimente personale. Këto të fundit nuk vlejnë politikisht, vetëm sa u japin acid gastrik të zotëve.
Është lënë i hapur opsioni që kundërshtarët e Bashës të krijojnë një forcë tjetër politike. Nëse kjo ndodh do e dëmtonte opozitën apo çdo tentativë jashtë “siglës PD” mund të rezultojë e dështuar, pavarësisht emrave të njohur që mund ta përfaqësojnë?
Opsionet në demokraci janë të hapura dhe të shumta. Krijimi i një force të re politike është një prej tyre. Unë nuk e shoh të frytshëm, as për ata që mund ta përdorin këtë opsion dhe as për PD. Te të dy palët unë shoh demokratë, pavarësisht ceneve dhe meritave të secilit, që kanë kurbat e tyre të natyrshme. Grupi që mund të krijojë parti është në njëfarë ngërçi. I gjen duke kritikuar Bashën, por jo Ramën. I gjen si anti-opozitarë, por jo antiqeveritarë. A është, me gjithë cenet, Opozita e Bashës e keqja më e madhe në këtë vend? Sa i takon mundësisë së një force të re, historia politike e ka provuar se exitet nga partitë e mëdha nuk prodhojnë fate të lumtura.
Ju përgëzoj z.Leli për realizmin që keni shpalosur në këtë intervistë.
Me shprehjen : “Sa keq po na qeveris opozita”, keni bërë autopsinë e plotë të hipokrizisë mediatiko-politike të Shqipërisë.
A ka mazhoranca strategji per te qeverisur ???? Cfare pyetje!
Lali, Leli, Maxhoranca ka votat, dhe jo pak, por me shume sesa donte ajo vete.
Ne nje vend si Shqiperia, qeverisja eshte ajo qe ben me shume gabime sepse ka papunesi, ska fonde, ka korrupsion, ka vjedhje etj….. Dhe si per ironi, ketu Opozita nuk di ti shfrytezoje keto dobesi te maxhorances. Pra Opozita nuk ka strategji, nuk ka lider, nuk ka aksion politik, dhe nuk di te beje popullin per vete.
Thjesht Luli sdi te beje asgje, madje edhe keshillat e te tjereve nuk di ti kuptoje dhe ti beje per vete.
Eshte e thjeshte, LULI duhet te iki koke ulur dhe pa asnje fjale. Te zhduket e te mos ndihet asnjehere dhe per asgje deri diten kur perendia do ti marre frymen.
Suksese ne jete!
Sa mendje shkurter jane kata shqiptare qe i thone vetes analiste! Shikoni rrjeshtin e pare -ne teori duhet te Demokracia ne Shqiperi lindi e tradheruar dhe e vdekur! Si mund te rritet dicka qe ka lindur jo e gjalle?!