Askush nuk e do Manajn, e ardhmja vendoset brenda dy javësh

As ftesa e Kristian Panuçit në Kombëtare nuk i ka bërë punë Rei Manajt, i cili e sheh veten mes katër rrugësh pasi për momentin atë nuk e kërkon askush. Granada, ku ai ishte i huazuar këtë sezon, nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij, pasi nuk e sheh lojtarin si një element që mund t’i bëjë punë në të ardhmen.

Fillimisht mendohej se meqë Parma ka të njëjtin president, klubi i sapongjitur në Serinë A do të shfrytëzonte mundësinë dhe të transferonte futbollistin shqiptar. Por mediat italiane raportojnë se edhe ky klub është tërhequr nga gara për të siguruar firmën e tij pasi nuk mendon se mund ta ndihmojë në kthimin në elitën e futbollit në vend.

Kësisoj, Manaj për momentin duhet ta cilësojë veten pjesë të Interit, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe si teori në korrik duhet të kthehet te zikaltërit. Por në këtë situatë ka një problem të madh: as Interi nuk e dëshiron më futbollistin.

Ndaj për lojtarin është bërë e qartë se duhet të kërkojë një klub të ri, në huazim apo në formë transferimi përfundimtar, ndonëse për këtë të fundit aktualisht duket thuajse e pamundur të realizohet pasi vlera që klubi zikaltër i ka vënë kartonit është 2 milionë euro. Portale pranë klubit zikaltër insistojnë se për të ka interes si nga Italia, ashtu edhe jashtë saj dhe se brenda dy javëve do të mësohet e ardhmja e sulmuesit shqiptar i cili për momentin duket i përqendruar vetëm te pushimet e tij.




Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252