Aktualitet

“Askush nuk është mbi ligjin”, Yuri Kim takon 15 prokurorët e SPAK














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:29 - 17/09/21 |
mapo.al

Pas anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme.






Sot Kim u ka bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë të gjithë ‘ata përgjegjës që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit’.


Ajo ka përsëritur edhe një herë mesazhin se askush nuk është mbi ligjin.







“Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.



Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, tha Ambasada.

Lexo edhe :  Surprizon Yuri Kim: Nëse një ditë do jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri


5


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas