Kryesore

Askush si Simeone, tani argjentinasi shihet si anti-Reali














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:51 - 16/08/18 |
mapo.al

Diego Simeone ka kthyer Atletiko Madrid në një superfuqi në Spanjë dhe në Europë, një meritë e jashtëzakonshme e trajnerit argjentinas duke llogaritur se sa e madhe ishte diferenca mes klubeve të Madridit para se ai të ulej në stolin e kësaj skuadre.





Në pak vite, Simeone arriti të çonte rregullisht ekipin në finale të mëdha dhe dje u bë tekniku më i suksesshëm në historinë e këtij klubi duke kaluar Luis Aragones. Në këto vite ai ka fituar 7 trofe në stolin e kësaj skuadre: 2 Europa League, 2 Superkupa Europe, 1 La Liga, 1 Kupë Mbreti dhe 1 Superkupë të Spanjës.


Për më tepër, ai u bë trajneri i parë në historinë e Atletikos që fiton një finale ndaj Real Madrid në tre aktivitete të ndryshme. Kishte ndodhur në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, tashmë atyre u shtohet edhe Superkupa e Europës. /vipsport.al/




1




Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas