Aktualitet

Asnjë humbje jete nga koronavirusi, 40 raste të reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:39 - 01/08/21 |
mapo.al

Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit në vendin tonë.






Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se pas kryerjes së 2568 testimeve kanë rezultuar 40 raste të reja pozitive (pesë raste më pak nga një ditë më parë).


Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 21 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit nga Covid-19.







Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë:



Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:



Janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.

Lexo edhe :  869 raste të reja dhe 4 humbje jete nga koronavirusi

Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 40
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2568

Testime totale 902,914
Raste pozitive 133,121
Raste të shëruara 130,243
Raste Aktive 421
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152
Elbasan 58
Lezhë 36
Shkodër 34
Kukës 32
Vlorë 32
Fier 25
Berat 21
Korçë 15
Durrës 10
Gjirokastër 6

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas