Aktualitet

Asnjë humbje jete nga koronavirusi, rritet numri i rasteve të reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:42 - 25/06/21 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga koronavirusi.






Mirëpo vihet re një rritje e lehtë e numrit të të infektuarve. Kështu, nga 2706 testime të kryera një ditë më parë, kanë rezultuar të prekur me koronavirus 7 qytetarë (dje ishin vetëm dy raste të reja).


9 qytetarë janë shëruar nga sëmundja, ndërkohë që në spitalin COVID1, atë Infektiv të QSUT, po marrin trajtim dy pacientë, njëri prej të cilëve ndodhet në terapi intensive.







Përditësimi i situatës
Në 24 orët e fundit janë kryer 2706 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 7 qytetarë: 3 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 1 rast në Kavajë.



Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2706

Testime totale 789,025
Raste pozitive 132,506
Raste të shëruara 129,975
Raste Aktive 76
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 27
Shkodër 20
Durrës 7
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Fier 1
Vlorë 1

1


Etiketa: ,

Pas