Aktualitet

Asnjë humbje jete nga koronavirusi, shqetësues numri i të infektuarve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:59 - 17/07/21 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga koronavirusi.






Ndërsa nga 2431 testime të kryera, sot janë konfirmuar 18 raste të reja. 6 raste në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Has, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Kurbin, Kukës, Lushnje, Maliq. 18 ishte numri i të infektuarve edhe një ditë më parë, duke sinjalizuar kështu një rritje të të infektuarve gjatë ditëve të fundit.


5 qytetarë janë shëruar, duke e çuar në 130,072 numrin e atyre që kanë mposhtur sëmundjen që nga fillimi i epidemisë. Vetëm 5 pacientë ndodhen të shtruar në spitalin Covid1, atë Infektiv të QSUT, të cilët po marrin trajtim shëndetësor.







Përditësimi



Në 24 orët e fundit janë kryer 2431 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki: 6 raste në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Has, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Kurbin, Kukës, Lushnje, Maliq.

Lexo edhe :  I mori jetën COVID, mjekut të kombëtares i jepet lamtumira e fundit


Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,072 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2431

Testime totale 853,542
Raste pozitive 132,665
Raste të shëruara 130,072
Raste Aktive 137
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 55
Shkodër 13
Fier 13
Vlorë 13
Durrës 11
Elbasan 10
Lezhë 10
Korçë 5
Kukës 5
Gjirokastër 2

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas