Editorial

Asnjë lajm i ri nga qeveria e vjetër e Ramës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:44 - 01/09/20 |
Nga Gentian Gaba

E nisi aty ku kishte lënë, me fjalët. Një valle e gjatë fjalish, që si zakonisht i qëndron larg përgjegjësive dhe mban ngusht justifikimet. Një stil i vjetër i një prej politikanëve më të vjetër të këtij tregu, që në njëzet e dy vjet jo pak herë ka bërë sic bën djalli ndaj temjanti kur bëhet fjalë për ngarkuar mbi veten atë ndjnjë të lartë që ka njeriu, i cili merr përsipër me vullnet të kryejë sa më parë një punë.


Meqënëse kryeministri nuk e ngarkoi veten me asnjë përgjegjësi për sa ka ndodhur në këtë vend përgjatë këtyre shtatë viteve, dhe meqënëse asnjë prej atyre që po dëgjonin nën të fjalimin nuk është një shahit i besueshëm, lipset që në fillim të këtij sezoni të ri politik t’i kujtojmë se shtatë muajt që mbledhin bashkë dy ngjarjet e papritura që ndodhën së fundmi, tërmeti i nëntorit dhe izolimi pandemik, nuk mund të shërbejnë si një shteg për t’i rrëshqitur përgjegjësive të shtatë vite ku ato që priteshin, sipas zotimeve të tij, nuk ndodhën kurrë. Sidomos kur, ashtu sic ndodh në cdo shtëpi, fatkeqësitë godasin më fortë aty ku ‘nikoqirllëku’ ka qenë më i pakët.


Andaj edhe premtimi për një Shqipërie të ‘nivelit tjetër’, sic e pagëzoi Rama në vrapin e tij imagjinar, tingëllon si një Shqipëri me një nivle tjetër borxhi publik, me një Shqipëri me një nivel tjetër azilkërkuesish, me një Shqipëri i një tjetër niveli izolimi ndërkombëtarë. Pasi kudo që ta rrok gjuha e Ramës fantazinë e tij, realiteti i shqiptarëve të thjeshtë është më sinoret e kundërta me të.


Dhe vetiu secili prej atyre që nuk janë frekuentues të oborrit rilindas, përfitues të privilegjeve apo zgrapësh thërrimesh nga mbetjet e gostive të pushtetit, e dinë, ashut sikurse e dinë që dielli lind në fund të cdo nate, për sa e errët mund të jetë ajo, se ka gjithmonë një alternativë ndaj korrupsionit (Transparency International dëshmon një thellim të përvitshëm), ndaj taksave më të larta në rajon, që nuk përkthehn në shërbime por në koncensione pa bereqet ekonomik, ndaj një partie që është thyer në një limer gangësterësh me licenc për të vjedhur zgjedhjet, me qëllim kapjen e Shqipërisë.


Dhe kjo filipikë ndaj qeverisë ‘më të mirë që kemi njohur ndonjëherë’ mund të vijojë me orë, duke përdoru fakte që mund të shërbejnë si benzinë për të ndezur një zjarrë që e shkrin si parafinë imazhin e patretshëm të një mazhorance që e ka lënë vendin pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese, dhe gjallonë falë asgjesimit që i bëri drjetësisë.

Kjo e fundit nuk është e vetmja reformë që i ka mbetur në derë qeverisë, atë në arsim e asgjesoi ‘referendumi’ plebishitar i studentëve në vitin 2018, por kujtohet më së shumti për anomalinë që ka prodhuar në një shtet që në vitet njëzetë të shekullit të njëzet e një lëngon pa ndarje pushtetesh, pra pa demokraci. Sepse po të kishte drejtësi, të vjetër apo të re, përcjellja e Vangjush Dakos nga dera e prapme e PS-së do të kishte ndodhur me hekura në duar për shkak të krimeve zgjedhore, jo për shkak të presioneve nga ‘Rruga e Elbasanit’.

Dhe ndërkohë që Rama pyet se ‘cfarë mund të bëjnë për Partinë Socialiste’ deputetët e tij, cka nënkupton se është momenti që ata të kthejnë plackën e kapur në luftën civile shtatëvjecare në shërbim të mbajtjes së pushtetit, shqiptarët shohin se në lindje Maqedonia po na ‘lë targën’ në rrugën drejt BE-së. Autorësia e kësaj vonese është e shkruar në historinë politike të kryeministrit aktual, i cili nuk tha jnë fjalë të vetme për integrimin në mbasditen e të martës, dhe që në vapën e korrikut gjeti arsye për ta thelluar edhe më shumë hendekun, duke lujatur fatin e negociatave me fatin e tij, kur ndryshoi njëanshmërisht Kushtetuëën dhe shtyu për në kalendat greke tryezën e parë ndërqeveritare me BE-në.

Një tryezë që me shumë gjasa do të shtrohet vetëm pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, kur fjalët e pafundme të Ramës do të njihen me durimin e sosur të shqiptarëve; të cilët, në ditën e parë të shtatorit të tetë në qeveri dhe të njëzet e dytë në pushtet, nuk kanë sesi të presin lajme të reja, nga qeveria e vjetër e Ramës.


Etiketa:

Pas