Aktualitet

“Asnjë sekondë bojkot, s’ka vlerë dhe kuptim” – Meta: Urime Lindita Nikolla














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:05 - 10/09/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas zgjedhjes së Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit. Meta e uron Nikollën për detyrën, ndërsa thotë se asnjë sekondë bojkot s’ka vlerë dhe kuptim.






Më tej, Meta thotë se më në fund janë mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare. Në këto tre dekada – thotë Meta, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.


Statusi i Metës
Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!







Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.
Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!

Lexo edhe :  "Rama 3", SPAK i përgjigjet Metës: Të pastër, asnjë nga ministrat nën hetim


Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. 🇦🇱



LEXO EDHE:

Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas