Aktualitet

Asnjë vdekje nga koronavirusi në Kosovë, 44 raste të reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:12 - 26/05/21 |
mapo.al

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2 840 mostra të dyshuar me COVID-19, prej të cilëve kanë rezultuar 44 raste pozitive.






Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.


Numri total i rasteve pozitive është 107 313 raste nga 599 859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.







Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.195.



Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Vushtrri 7 raste, Prishtinë 6 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Mitrovicë dhe Skenderaj.

Lexo edhe :  Koronavirusi - 826 infektime dhe 10 viktima në 24 orët e fundit


1


Etiketa: , ,

Pas