Aktualitet

Asnjë vendim për paditë e Ramës, shtyhen për në vjeshtë







               Publikuar në : 19:41 - 04/08/19 |
mapo.al

Regjistrimet e tre padive të para për shpifje të firmosura nga Edi Rama në gjykatën e kryeqytetit datojnë në 3 nëntor 2018, ndërsa tre të fundit në 17 qershor 2019.


Sipas padive të siguruara nga A2 CNN, në 18 raste Rama kërkon nga 1 milionë lekë dëmshpërblim nga drejtuesi dhe ish-drejtuesi i opozitës, nga ish-deputetë të PD e LSI, si dhe nga gazetari Ylli Rakipi e aktivistja Sevim Arbana.

Kryeministri pretendon që të paditurit kanë shpifur ndaj tij apo ekipit qeverisës në dalje publike, ose në postime në rrjetet sociale. Shifra e dëmshpërblimit ndryshon vetëm në një prej padive. Në të, kreu i qeverisë kërkon 23 mijë dollarë dëmshpërblim nga ish-kryeministri Sali Berisha për një postim në ‘Facebook’ në tetor 2018, ku pretendonte se Rama kishte blerë në Nju Jork një këmishë 23 mijë dollarë.

Të 19 paditë janë në proces shqyrtimi dhe në disa prej tyre kryeqeveritari është përballur edhe me kundërpadi. Për shkak të lejes vjetore të gjykatës gjatë muajit gusht, seancat e radhës janë shtyrë për në shtator dhe tetor.

Sipas nismës së përcjellë me bujë nga Rama tetorin e vitit të kaluar, çdo qindarkë e fituar në gjyqet për shpifje do të shkojë në “Fondin e edukimit”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas