Aktualitet

Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, mbetet i ulët numri i infektimeve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:05 - 30/05/21 |
mapo.al

Asnjë viktimë dhe 23 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.






Autoritetet atje bëjnë me dije se në 24 janë kryer 2120 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 23 persona.


Ndërkohë lajmi i mirë është se janë shëruar 130 persona.







Njoftimi zyrtar



ASNJË RAST I VDEKJES, 23 RASTE POZITIVE DHE 130 TË SHËRUAR NGA COVID-19!



Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.120 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Lexo edhe :  Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë në Europë nga Covid

Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.380.

Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë 6 raste, Prishtinë 5 raste, Pejë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjilan, Junik, Obiliq, Podujevë, Prizren dhe Shtime.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas