Kryesore

“Asnjë votë nuk ke për të marrë në zgjedhje lokale”, Rama i kthehet komentuesit: Avash se na trembe





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:06 - 12/05/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama si çdo ditë një kohë të caktuar ja dedikon komentuesve të tij në rrjetet sociale.


Sot Rama gjatë komenteve të shumta është kapur me një prej  qytetarëve, i cili i tha se nuk ka për të marrë asnjë votë në zgjedhje lokale.


 Replikat


Qytetari: Asnje vote nuk ke per zgjedhjet lokale. Turpi i botes si po e bejne punen kryetaret e bashkive!


Rama: Avash se me trembe Bledo. Ti jeton ne te gjitha bashkite apo ne ndonje bashki konkrete me nje kryetar konkret? Se une mendoj qe ne vend se te flasesh si ne pijetore ketu, mund te shkruash si njeri normal, cfare problemi ke konkretisht dhe me ke kryetar e ke, apo jo? Sa per votat ne zgjedhjet lokale, mos ma qaj hallin, se me ty pa ty, do marr me shume se heren e kaluar.

Qyeyari: Edi Rama jo flas me prova per bashkine time Kelcyre. Ajo rruga qe ti premtove per fshatin Zhepove u be si mos me keq, dhe funksionon me keq se me para. Besimi jone po vdes dita dites Z. Kryeminister ndersa ju e gjeni kohen edhe te ironizoni. Pershendetje. Flm

Rama: Bledi Cicollari jo i dashur, une nuk ironizoj, une pergjigjem “flake per flake” dhe ja, ne kete rast te dyte, qe ti flet konkretisht, po te pergjigjem edhe une konkretisht. Rrugen ne fjale e ka bere bashkia jo qeveria, une sic e premtova e kam mbeshtetur bashkine ta beje, po nese funksionon jo mire ose me keq sic thua ti, kjo eshte pergjegjesi e bashkise po jo e qeverise dhe as e te gjitha bashkive te Shqiperise, te cilave u’a shave kryetaret duke i futur ne nje thes:-) Mgjtht faleminderit per sinjalizimin dhe te jap fjalen qe do interesohem. Ndersa besimin mos e humb, se je i ri shume e s’ke pare gje akoma

rama me komentuesit


Etiketa: , , ,

Pas