Aktualitet

Asnjëherë nuk do e dimë sa jetë u shkurtuan nga plehrat në Porto Romano








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:25 - 30/09/20 |
Prof.Doc. Seit Shahllari*

Ndotja në Porto Romano nga mbetjet, rrjedhjet toksike drejt nëntokës dhe detit si dhe gazrat me përmbajtje të substancave toksike kancerogjene përfundonin në mushkritë e studentëve aty afër dhe banorëveduket se po ia lënë vendin rehabilitimit pas dekadash në qytetin ku kalon fluksi i madh i turistëve gjatë stinës verës.


Mbase, asnjëherë nuk do merret vesh se sa vite jetë u shkurtuan ose sa persona u prekën nga sëmundjet e rëndaGjetja e një zgjidhje për plehrat në Shqipëri ka bërë dekada histori: strategji, plane, ligje, workshop-e seminare, gazeta dhe diskutime pa fund, megjithatë plehrat ngelën kërcënim për njerëzit dhe mjedisin në shumë zona të Shqipërisë.


Ndërkohë, mbyllja e plagës se mbetjeve në “Porto Romano” është sukses, si ai i largimit të mbetjeve kancerogjene të Lindanit disa vite më parë.


Në një shkrim të mëparshëm “Sharra dhe problemi emergjent i plehrave (Sharrahttps://gazetamapo.al/sharra-dhe-problemi-emergjent-i-plehrave/


Në fakt, Sharra bëri të mundur edhe shpëtimin e Durrësit nga situata katastrofike ku ishte katandisur. Ky park, mund të ofrojë për shumë vite, mundësinë e menaxhimit të mbetjeve për Tiranën, Durrësin dhe qendrat urbane përreth nëpërmjet riciklimit, eleminimit dhe depozitimit të sigurtë.


Pse dhe si u krijua Porto Romano?
Të gjithë e dinë se shërbimi për mbetjet nuk mund të ofrohet n.q.s nuk paguajnë ata që i krijojnë ato. Durrësi për tre dekada nuk arriti të bënte funksionale politikën dhe infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve urbane sepse Bashkia nuk mundi të krijonte burimet financiare duke neglizhuar një problem të madh në një zonë bregdetare me ndjeshmëri të lartë mjedisore.

Pozicioni gjeografik i Durrësit, shumë afër me bregdetin dhe nivelin e detit e bën të vështirë dhe shumë të kushtueshme infrastrukturën për mbetjet.

Disa zona (psh. Fshati Radë) kanë refuzuar me forcë ndërtimin e landfilldit për shkak të prespektivës agroturistike. Parimi ligjor “kush ndot paguan” nuk mund të përjashtojë qytetarët e Durrësit ose rezidentët e përkohshëm në hotele, deri sa ata krijojnë mbetje për të cilat nevojitet shërbimi i menaxhimit të tyre.

Parku i mbetjeve në Sharrë, në një distancë rreth 40 km nga Porto Romano, është natyrshëm alternativë optimale derisa pagesa për mbetjet është afërsisht e njëjtë për qytetarët e Tiranës dhe të Durrësit.

Fundi i Porto Romano – si inkubatori i madh i ndotjes zonën bregdetare
Plehrat e Durrësit po trajtohen në Sharrë duke bërë të mundur çlirimin e qytetit prej tyre. Situata me plehrat në Porto Romano, duket se është qetësuar ashtu siç qetësohet deti pas stuhisë në brigjet e Durrësit.

Ndotja nga mbetjet, rrjedhjet toksike drejt nëntokës dhe detit si dhe gazrat me përmbajtje të substancave toksike kancerogjene përfundonin mushkëritë e studentëve aty afër dhe banorëveduket se po ia lënë vendin rehabilitimit pas dekadash qytetin ku kalon fluksi i madh i turistëve gjatë stinës verës. Mbase, asnjëherë nuk do merret vesh se sa vite jetë u shkurtuan ose sa persona u prekën nga sëmundjet e rënda.

Në fakt, një hetim mjedisor duhet të paraprinte procesin e rehabilitimit për të parë se deri ku ka shkuar e keqa. E kam fjalën këtu për një studim i cili do të tregojë se sa është kontaminuar toka dhe ujërat nëntokësorë deri ku shkojnë përmasat ose efektet në distancë dhe në kohë.

Media në vazhdimësi ka ndikuar në sensibilizimin e opinionit publik për çështjet mjedisore. Si në shumë raste, edhe në rastin e Porto Romanos media luajti rol pozitiv në përshpejtimin e vendimmarrjes në dobi të komunitetit.

Mua, më kanë ngelur në mëndje “kafshët që ushqeheshin me mbetje” në Spitallë dhe kam menduar për fatkeqësinë e atyre që kanë konsumuar produktet e tyre ose studentët që kanë thithur për vite gazin toksik. Opinioni publik ka nevojë për informacion, i cili përçon të vërtetën sidoqoftë ajo.

rastin e “Porto Romanostë spekullosh me fatkeqësinë e tërmetit, duke thënë se Bashkia e Durrësit nuk ka buxhet për menaxhimine mbetjeve do thotë t’i lësh qytetarët të zhytur plehra, mëshirë fatit ose ashtu siç ishin.

Megjithatë, plehra konsiderohen edhe mbetjet e letrës ku u shkruajtën plane menaxhimi pa fund, ku tregohen muhabete tenderash e histori të tjera, të cilat përfundojnë në Sharrë.

Përgjegjës i Departamentit Agromjedisit dhe Ekologjisë Universiteti Bujqësor i Tiranës


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas