Media

Assange leu muret e ambasadës me jashtëqitje, vrapoi kur pa oficerët






               Publikuar në : 20:28 - 11/04/19 |
mapo.al

Julian Assange do përballet me 12 muaj burg në Britani, pasi u gjet fajtor për shkelje të lirisë më kusht. Assange nuk pranonte që të ekstradohej në Suedi ku akuzohej për përdhunim dhe sulm seksual, nga frika se do përfundonte në SHBA. Atje ai rrezikon shumë pasi akuzohet për rrjedhjen e mbi 750 mijë dokumenteve sekrete në faqen WikiLeaks. Gjykatësi që e la në burg atë tha se Assange ishte treguar narcist.


Arrestimi i tij u bë sot në ambasadën e Ekuadorit, ku australiani fshihej që prej vitit 2012. Prej 7 vitesh ai jetonte në ambasadë pasi kishte marrë azil politik, por kjo kërkesë iu refuzua së fundmi nga Ekuadori.

Mësohet se sot rreth orës 10:00, në ambasadë u futën oficerët. Sapo ata nisën prezantimin, Assange vrapoi drejt dhomës së tij, ku edhe e arrestuan.

Teksa e nxirrnin me forcë nga ambasada, Assange thërriste: Kjo është e paligjshme, Britania duhet të rezistojë!

Por përse ia hoqën tani azilin? Presidenti i Ekuadorit tha se australiani kishte nisur të shfaqte një sjelje agresive dhe të pahijshme. Kurse ministri i Brendshëm tha se ai i kishte lyer muret e ambasadës me jashtëqitje. Por presidentja e Ekuadorit në kohën kur Assange mori azil, tha se kjo është tradhti.

Mediat po diskutojnë se si është e mundur që një televizion rus si RT ishte i pari që filmoi momentet për Assange nxirret me forcë nga ambasada. Edhe pse BBC e media të tjera britanike kishin kohë që e prisnin daljen e tij nga ambasada, ditët e fundit nuk e kishin ndjekur nga afër ngjarjen. Kurse media ruse kishte lënë aty përpara ambasadës së Ekuadorit kameran vazhdimisht.



CLOSE
CLOSE
Pas