Astrofizikanti rus, Vladimir Lipunov paralajmëron: Toka jonë kërcënohet nga një asteroid.
Në një dokumentar të publikuar në faqen e agjencisë hapësinore ruse, shkencëtari flet për zbulimin që ka bërë skuadra e tij.
Bëhet fjalë për një asteroid me emrin UR116.
Asteroidi mendohet se ka një diametër prej 370 metra dhe çdo tre vite i afrohet shumë rrezikshëm Tokës.
Për momentin thuhet se një përplasje me Tokën nuk është e mundur për disa dekada, por në një vështrim më afatgjatë, asgjë nuk përjashtohet.
“Ne duhet ta vëzhgojmë vazhdimisht këtë asteroid, pasi edhe një gabim i vogël në përllogaritje mund të ketë pasoja shumë të rënda,” paralajmëron Lipunov.
Tokës i afrohen rerth 10 mijë asteroidë, por të rrezikshëm vërtet janë rreth 1400.
Në vitin 2013, një meteor goditi qytetin rus Chelyabinsk dhe plagosi qindra njerëz (VIDEO ME POSHTE).
Nëse asteroidi do përplasej me Tokën, pasojat do ishin 10 mjë herë më të forta.
Me qe cdo tre vjet ky asteroid i afrohet Tokes, do te thote se ai i eshte afruar ne kete menyre mijra here gjate mijevjecareve. Posa qe behet fjale per dekada, njerezimi edhe sot ka mundesi ta shmange nje perplasje katastrofale me Token. Astronomi rus dhe stafi i tij ka meriten qe e zbuloi nje asteroid te tille dhe fakti qe nuk eshte zbuluar para disa trevjecareve tregon kujdesin qe duhet bere per zbulimin e tyre.
Ju faleminderit !