Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në një prej pallateve të kompleksit ‘Fratari’ në Astir, ku u shkëput ashensori dhe për pasojë dy gra u plagosën.
Aksidenti ndodhi pak pas mesnate, në orën 00:05. Nga verifikimet e kryera nga policia rezulton se banorët e pallatit të përfaqësuar nga administratori nuk kanë firmosur kontratë mirëmbajtje dhe kolaudimi për ashensorin dhe kavot nuk janë ndërruar që kur ai është montuar.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi ashensori, brenda të cilit ishin 5 persona gjatë momentit të aksidentit, rezulton të jetë i pacertifikuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik, ISHT-së.
Aktualisht në spital ndodhet një prej grave, 30-vjeçarja me inicialet M.S., ka pësuar traumë në pjesën e kofshëve, por gjendja e saj është stabël.
Ndërkohë e plagosura tjetër me inicialet M.Q., e cila ishte edhe shtatzënë, pasi ka marrë mjekim, është larguar për në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
LEXO EDHE:
Astir/ Shkëputja e ashensorit me 5 persona brenda, mes tyre një grua shtatzanë