Aktualitet

“Astiri”/ Balliu: Rama nuk e do Europën, qytetarët gati për dialog





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:03 - 16/10/19 |
ro ot

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu iu është bashkuar qytetarëve të “Astirit” në protestën e tyre kundër prishjes së banesave nga projekti i Unazës së Re. Balliu deklaroi se është krenar që është pjesë e Partisë Demokratike. Ai tha se protesta është tërësisht paqësore, ndërsa ka shtuar se Edi Rama nuk e do Shqipërinë në Europë.


***


Kujtojmë se 10 burrat që u arrestuan të dielën në protestën e Astirit janë liruar sot nga Gjykata Penale e Tiranës. Prokurori, bazuar në materialet e paraqitura nga Policia kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, por gjykatësi vendosi të caktojë masën “detyrim paraqitje” për 10 protestuesit, mes tyre ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.


Deklarata e Klevis Balliut


Jam krenar që jam pjesë e Partisë DemokratikeEdi Rama nuk do që të shkojmë në Europë. Shqipëria ka sot nevojë për qytetarët dhe jo për bandën e Habilajve. Ja ku janë qytetarët, qeveria të japë orën dhe datën dhe qytetarët janë gati të dialogojnë. Të dialogohet në lidhje me këtë çështje kaq shumë delikate për banorët e Unazës së Re.

Ne duhet të nxjerrim nga burgu 3 heronjtë tanë. Iu bëj thirrje gjykatave që të nxjerrin heronjtë tanë, që janë baballarë. Ftoj që të gjithë qytetarët që të vazhdojnë protestën, në mënyrë paqësore, pasi nuk po shkelim asnjë ligj. Kjo është një protestë për kauzë kombëtare.”-deklaroi Balliu.

LEXO EDHE: 

Gjykata rrëzon Policinë, lirohen 10-të protestuesit e Astirit


Etiketa: , , , , , ,

Pas