fbpx

Aktualitet

“Astiri”/ PDIU: Rama plotësoi trekëndëshin dhunë, krim e korrupsion





               Publikuar në : 19:44 - 12/11/19 |
mapo.al

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas shembjes së 33 banesave sot në zonën e “Astirit” nga fadromat e IKMT, për t’i hapur rrugë zgjerimit të Unazës së Madhe. Përmes një deklarate për mediat, PDIU dënon dhunën e ushtruar ndaj banorëve, të cilëve iu shkatërrua prona e tyre, ndërsa akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se me aktin e sotëm “plotësoi trekëndëshin dhunë, krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që i bëri grave, burrave, femijëve e të moshuarve banorë të Astirit”.


Për PDIU, projekti i rrugës është korruptiv, ndërsa shton se në vend që të dëmshpërbleheshin banorët, qeveria i nxori ata në rrugë të madhe duke nxitur tensione sociale. “40 milionët e vjedhura në këtë mega-skandal do të mjaftonin disa herë që banorët të dëmshpërbleheshin denjësisht po për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi kompromisi dhe zgjidhja paqësore e konfliktit”.



“Dhuna dhe përdorimi i gazit helmues në shtëpitë e shqiptarëve është një akt i patolerueshëm e i dënueshëm nga çdo ligj ndërkombëtar dhe njerëzor. Ne vend të një zgjidhje komprommisi u zgjodh dhuna dhe terrori me qëllimin e vetëm që bashkë me Astirin të shuhej çdo vatër e reagimit dhe rezistencës qytetare”, thekson PDIU, duke premtuar se banorët e prekur nga drama e sotme do të kompensohen nga qeverisja e ardhshme e opozitës.


Deklarata e PDIU
Sot në shtëpitë e banorëve të Astirit u konsumua dhe akti i fundit i dramës së filluar dy vite më parë. Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin dhunë, krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që i bëri grave, burrave, femijëve e të moshuarve banorë të Astirit. Dhuna dhe përdorimi i gazit helmues në shtëpitë e shqiptarëve është një akt i patolerueshëm e i dënueshëm nga çdo ligj ndërkombëtar dhe njerëzor.

Ndërsa konsumon milionat e megaskandalit të vjedhjes së shekullit të Unazës së Astirit, ai u mohon edhe therrimet banorëve të Astirit që po mbrojnë banesat e tyre. 40 milionët e vjedhura në këtë mega-skandal do të mjaftonin disa herë që banorët të dëmshpërbleheshin denjësisht po për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi kompromisi dhe zgjidhja paqësore e konfliktit. Në vend të një zgjidhje komprommisi u zgjodh dhuna dhe terrori me qëllimin e vetëm që bashkë me Astirin të shuhej çdo vatër e reagimit dhe rezistencës qytetare.

Pa asnjë dyshim qytetarët do marrin gjithë dëmshpërblimin që i përket nga qeverisja e ardhshme e opozitës së sotme por kjo vatër rezistence qytetare do mbetet në historinë politike shqiptare si rasti më i mirë i reagimit qytetar ndaj një autokrati që ka 21 vite në pushtet e që sot duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në vend si ish-ministër kulture, si ish-kryetar bashkie e sot si kryeministër.

LEXO EDHE:

Përfundon aksioni i IKMT-së, shemben 33 objekte në “Astir”

Si ndodhi përplasja te Astiri, çfarë nuk u pa në mëngjes (FOTO)


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas