Astma, sëmundja kronike më e përhapur te fëmijët

Simptomat e astmës përfshijnë teshtima, kollë, dhimbje gjoksi dhe frymëmarrje të shpeshtë

Astma është një sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të frymëmarrjes e karakterizuar nga kriza periodike që shfaqen kryesisht me probleme në frymëmarrje dhe spazma bronkiale, të cilat variojnë në ashpërsi dhe frekuencë nga një person te tjetri. Simptomat e astmës përfshijnë teshtima, kollë, dhimbje gjoksi dhe frymëmarrje të shpeshtë. Këto simptoma mund të shfaqen disa herë brenda ditës apo javës, dhe mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik, natën etj. Pra, variojnë te pacientë të ndryshëm.



Problemi

Përsëritja e vazhdueshme e simptomave të astmës mund të shkaktojë pagjumësi, ndjesi lodhjeje, ulje të nivelit të aktivitetit fizik, mungesa në punë/shkollë etj. Astma shkaktohet nga faktorë gjenetikë dhe mjedisorë. Këta faktorë ndikojnë në ashpërsinë e astmës dhe mënyrën se si reagon ndaj medikamenteve. Kjo marrëdhënie është shpesh komplekse dhe e vështirë të kuptohet. Kontrolli i gjendjes aktuale të astmës është një hap i domosdoshëm dhe është në përgjegjësinë e profesionistëve shëndetësorë më shumë se sa të pacientëve. Menaxhimi i astmës nga ana tjetër, kërkon bashkëpunimin e pacientit me stafin mjekësor.

Shkaqet

Faktorët më të fuqishëm të rrezikut për zhvillimin e astmës janë një kombinim i predispozicionit gjenetik me ekspozimin mjedisor ndaj substancave dhe grimcave që mund të thithen nëpërmjet ajrit, të cilat mund të provokojnë reaksione alergjike ose mund të acarojnë rrugët e frymëmarrjes.

OBSH

Sipas Organizatës Botërore Shëndetësisë 235 milionë njerëz vuajnë nga astma në rang global. Astma është sëmundja kronike më e përhapur te fëmijët. Astma është e pranishme në të gjitha vendet e botës, pavarësisht nivelit të zhvillimit (80% e vdekjeve për shkak të astmës ndodh në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme). Astma në shumë raste është e padiagnostikuar dhe e patrajtuar, duke krijuar një barrë domethënëse për individin dhe familjen, si dhe duke kufizuar aktivitetin individual në kontekste të ndryshme të jetës.

 

Hapa ndihmës për përballimin e astmës

  • Me ndihmën e mjekut duhet të përgatitet një plan personal i trajtimit
  • Pacienti duhet të njohë faktorët e rrezikut që lidhen me astmën
  • Të merren ilaçet e përshkruara nga mjeku, të cilat mundësojnë lehtësimin e simptomave dhe mbajnë nën kontroll përkeqësimin e mëtejshëm
  • Pacienti duhet të kuptojë kur simptomat përkeqësohen
  • Pacienti duhet të jetë i përgatitur për krizat astmatike dhe për hapat që duhet të ndërmarrë

Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252