Aston Villa fitoi me rezultatin 1-0 kundër Arsenalit. Një sfidë që mund të jetë jetike për vendasit në qëndrimin e tyre në Premier League. “Topçinjtë” nga krahu tjetër nuk kanë asnjë shans të sigurojnë Europën përmes kampionatit dhe duhet të mendojnë vetëm për finalen e Fa Cup.
Ndeshja ishte me një nivel mesatar dhe me ritëm të kënaqshëm. Vendasit ishin më kërkues, ndërsa skuadra e Arsenalit nuk arriti të dilte pastër në portën kundërshtare,. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Trezeguet në pjesën e parë dhe mbeti në fuqi gjatë gjithë ndeshjes duke i dhënë 3 pikët ekipit të tij.
Sulmuesit i doli një top në minutën e 27′ pas një goditje këndi. Mbrojtja e Arsenalit nuk e largoi nga zona dhe topi përfundoi drejt lojtarit të Aston Villes. Trezeguet gjuajti fort dhe mposhti portierin kundërshtar për 1-0. Një gol që e çon Aston Villen në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Watfordi, por që më lart në avantazh është Villa.