Shitjet e vaksinave të AstraZeneca janë mbi 3-fishuar në 894 milionë dollarë në tremujorin e dytë nga i pari, sipas kompanisë, që përditësoi projeksionet për vitin 2021, për të përfshirë edhe shitjet nga njësia e blerë së fundmi, Alexion.
Firma anglo-suedeze ka vonuar gjithashtu aplikimin tek autoritetet në SHBA për miratimin e vaksinës në gjysmën e dytë të këtij viti.
Vaksina, e shpikur nga universiteti i Oksfordit, dhe e mirëpritur si një armë e fortë në luftën kundër pandemisë, është përballur me disa pengesa, përfshirë probleme në prodhim dhe lidhje me raste të rralla të mpiksjes së gjakut.
Kompania, që ka thënë se nuk do të bëjë fitime nga vaksina gjatë pandemisë, ka përditësuar udhëzimin financiar për të përfshirë edhe marrëveshjen e fundit ku bleu biznesin e barnave të rralla Alexion.
AstraZeneca pret tashmë që të ardhurat totale të rriten me rreth 20% këtë vit dhe të ardhurat bazë në 5.4 dollarë për aksion, nga 5.05 USD. Projeksionet nuk përfshin shitje nga vaksina.
Të ardhurat totale të kompanisë u rritën me 25% në 8.22 miliardë dollarë në tremujorin që përfundoi në Qershor.