Agjencia Europiane e Barnave, EMA konfirmoi sot një lidhje të mundshme mes vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut te personat që e kanë marrë atë.
Zbulimi, edhe pse bëhet fjalë për një numër tepër të vogël rastesh, është një pengesë në luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit.
“Një shpjegim i pranueshëm për kumbimin e mpiksjes së gjakut dhe uljen e trombociteve të gjakut është se vijnë si reaksion i sistemit imunitar”-tha EMA.
Megjithatë, EMA shtoi se përfitimet nga vaksina e prodhuar edhe me ndihmën e Universitetit të Oksfordit janë shumë më të mëdha sesa rreziqet dhe efektet anësore.
“Raportimet për mpiksjen e gjakut janë shumë të rralla dhe në të përgjithshme, përfitimet e vaksinës tejkalojnë rrezikun për efekte anësore”.
Shumica e rasteve të raportuara me trombozë ka ndodhur te gratë nën moshën 60 vjeç, deri në 2 javë pas marrjes së vaksinës.
EMA u bëri thirrje të gjithëve që kanë bërë vaksinën e AstraZeneca, që sapo të kenë simptomën e parë t’i drejtohen mjekut duke mos neglizhuar asgjë.
Deri më 22 mars ishin 18 persona që humbën jetën si pasojë e trombozës dhe 62 raste të tjera në Mbretërinë e Bashkuar.